
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se vendimet e marra për vendosjen e tarifave, vendime që kanë trazuar ujërat në bashkëpunimet tregtare mes SHBA dhe shteteve të tjera, ishin të duhurat.
Teksa ka folur në një darkë të organizuar nga Komiteti Kombëtar i Kongresit Republikan, Trump u shpreh krenar për gjithçka ka ndodhur, edhe pse ka shkaktuar kaos dhe rrezik për shkatërrimin e ekonomisë globale.
“Jam krenar që jam presidenti për punëtorët, jo për të huajt, jo Wall Street; që mbron klasën e mesme, jo klasën politike; dhe që mbron Amerikën, jo mashtruesit e tregtisë në të gjithë globin”, tha Trump.
Aksionet amerikane pësuan sërish rënie të martën, duke shtuar humbjet e rënda të javës së kaluar.
Ndërkohë, Presidenti Trump i vendosi një tarifë shtesë prej 84% në të gjitha importet kineze, kjo do të thotë që të gjitha mallrat nga vendi do t’i nënshtrohen një tarife prej të paktën 104%.
Lini një Përgjigje