
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duke komentuar vrasjen e liderit të Hamasit, tha se e keqja pësoi një goditje të rëndë, por shtoi se detyra e Izraelit ende nuk ka përfunduar.
Në një deklaratë të lëshuar pasi u konfirmua vdekja e Yahya Sinwar, kryeministri izraelit tha se Izraeli mbajti premtimin duke e vrarë atë.
“Sot e keqja ka pësuar një goditje të rëndë, por detyra para nesh nuk është përfunduar ende”, tha ai.
Duke iu drejtuar familjeve të pengjeve që mbahen nga Hamasi, Netanyahu tha se ishte një moment i rëndësishëm në luftë.
“Ne do të vazhdojmë me të gjitha forcat tona deri në kthimin në shtëpi të të gjithë njerëzve tuaj të dashur, të cilët janë të dashurit tanë”, tha ai, duke e quajtur atë angazhimin e tij më të lartë.
Ai e quajti vdekjen e Sinwarit një pikë referimi të rëndësishëm në rënien e sundimit të keq të Hamasit.
Netanyahu u zotua se Hamasi nuk do të sundojë më Gazën dhe vrasja e Sinwar ishte fillimi i ditës pas Hamasit. Ai këmbënguli gjithashtu se liderët e mbetur të grupit militant do të "eliminoheshin".
Netanyahu tha se drita po mbizotëronte mbi errësirën në Gaza, Bejrut dhe në të gjithë Lindjen e Mesme.
Ai tha se rajoni tani kishte një mundësi për të ndaluar "boshtin e së keqes" dhe për të krijuar një "të ardhme paqeje" dhe "prosperiteti".
"Sot ne sqaruam sërish se çfarë ndodh me ata që na lënduan. Sot i treguam edhe një herë botës fitoren e së mirës mbi të keqen", tha ai.
Lini një Përgjigje