
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni prezantoi sot marrëveshjen e arritur me Shqipërinë për qendrat e emigrantëve të drejtuar nga italianët në Gjadër, gjatë një takimi jozyrtar për migracionin me 10 shtetet anëtare në Bruksel.
Edhe pse shefja e Komisionin Europian, von der Leyen ka shprehur një farë interesi për këtë marrëveshje, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se qendrat e pritjes së emigrantëve jashtë Bashkimit Evropian nuk janë zgjidhje. Ai shtoi se kjo nuk është rruga e duhur për një vend të madh si Gjermania.
Scholz i bëri komentet në Bruksel të enjten teksa mbërriti për samitin e BE-së. Sipas tij gjermania e ka ulur numrin e azilekërkuesve me politika të tjera.
“Një mijë këtu dhe dy mijë atje nuk mjaftojnë nëse duam ta ulim shifrën prej 300,000 dhe këtu, ne arritëm një ulje të konsiderueshme”, tha ai.
Në muajt e fundit, Gjermania kishte afro 50% më pak kërkesa për azil krahasuar se një vit më parë dhe deportimet gjithashtu vazhduan.
Lini një Përgjigje