
Pas ekzaminimeve mjekoligjore, rezultoi se trupi i gjendur nën rrënoja i përkiste pikërisht organizatorit të sulmeve të 7 tetorit të kaluar në Izrael, njëkohësisht lideri i Hamasit, Yahya Sinwar.
Ministri i Jashtëm Izraelit, ka konfirmuar vdekja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, i cili u raportua më herët se ishte vrarë në një sulm rutinë të ushtrisë izraelite.
Policia dhe ushtria izraelite u detyruan të dërgojnë imazhet dentare të Sinwar, në laboratorin e mjekësisë ligjore të policisë dhe testimit të ADN-së për të provuar nëse trupi i gjendur nën rrënoja ishte i liderit të Hamasit.
Pas ekzaminimeve mjekoligjore, rezultoi se trupi i gjendur nën rrënoja i përkiste pikërisht organizatorit të sulmeve të 7 tetorit të kaluar në Izrael, njëkohësisht lideri i Hamasit, Yahya Sinwar.

Sinwar, 62 vjeç, dyshohet se është arkitekti i sulmit vdekjeprurës kundër Izraelit më 7 tetor 2023. Sulmi i paprecedent nxiti luftën që Izraeli po kryen në enklavën palestineze.
Sinwar u bë udhëheqësi kryesor i Hamasit, pas vrasjes së Ismail Haniyeh, shefit të byrosë politike të grupit, i cili u vra në Teheran më 31 korrik në një sulm të dyshuar izraelit.

Ai paraprakisht kishte udhëhequr krahun ushtarak të Hamasit, apo Brigadën Iz al-Din Al-Kasam. Sinwar nuk ishte parë si personi i preferuar për të pasuar Haniyehun, i cili jetonte në Katar.

Kush është Yahya Sinwar?
Yahya Ibrahim Hassan Sinwar lindi në vitin 1962 në një kamp refugjatësh në Khan Yunis dhe ndoqi shkollën e mesme për djem Khan Yunis. Pas shkollës së mesme, ai ndoqi Universitetin Islamik të Gazës, ku u diplomua me një diplomë bachelor në studimet arabe.
Ndërsa ndoqi universitetin në 1982, Sinwar u arrestua për herë të parë. Në burg ai u miqësua me aktivistët palestinezë dhe vendosi t'i përkushtohej çështjes palestineze.
Në vitin 1985, Sinwar themeloi degën e sigurisë të Hamasit, puna e së cilës përfshinte ndëshkimin e shkelësve të "moralit" dhe vrasjen e palestinezëve të dyshuar për bashkëpunim me Izraelin. Entuziazmi i tij për ekzekutimin e bashkëpunëtorëve i bëri hetuesit izraelitë t'i referoheshin atij si "Kasapi nga Khan Younis".
Sinwar u lirua në vitin 2011, një nga gjithsej 1000 të burgosur palestinezë të shkëmbyer me një ushtar të vetëm izraelit, Gilad Shalit, i cili u kap në vitin 2006 dhe u mbajt peng në Gaza për pesë vjet nga Hamasi. Sinwar ishte i burgosuri më i vjetër i liruar. Ai tha se ia kushtoi kohën e tij në burg studimit të armikut të tij.
Në mars 2021, Sinwar u zgjodh për një mandat të dytë katërvjeçar si kreu i byrosë politike të organizatës në Gaza në një zgjedhje të mbajtur në fshehtësi.
Hebraishtja që mësoi në burgjet izraelite e lejoi t'i shkruante një letër Netanyahut dhe i jep atij një avantazh në interpretimin e strategjive të gjeneralëve. Analistët kishin vënë re hapjet e tij minimale, disa kishin argumentuar se ai ishte bërë më pragmatik. Kështu ai alternoi tensionet me kompromise dhe ishte ai që mori dritën jeshile nga Netanyahu për financimin nga Katari. Miliona dollarë të futura në valixhet në Rripin e Gazës nga ambasadori i Dohas, pjesërisht të shpërndara për të zbutur mjerimin e mbi 2 milionë banorëve. Por përrenjtë e parave janë të vështira për t'u ndjekur, sigurisht në kanalizimet e hapura të Rripit./Pamfleti
Lini një Përgjigje