TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2024, 17:58

Lufta në Lindjen e Mesme, Britania e Madhe: Fokusi ynë, armëpushimi në Gaza dhe lirimi i pengjeve izraelite!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Lindjen e Mesme, Britania e Madhe: Fokusi ynë,

Armëpushimi, marrja e ndihmës në Gaza dhe lirimi i pengjeve izraelitë mbeten prioritetet e Mbretërisë së Bashkuar mes raporteve se lideri i Hamasit mund të jetë vrarë, ka thënë Downing Street.

Ushtria izraelite po "kontrollon mundësinë" që Yahya Sinwar vdiq në një sulm më herët sot. E pyetur nëse Britania e Madhe do të dëshironte të zvogëlonte veprimet në Gaza nëse ai konfirmohet i vdekur, një zëdhënëse e numrit 10 tha se mbrojnë të drejtën e izraelit për tu kundërpërgjigjur.

"Ne qëndrojmë pranë të drejtës së tyre për vetëmbrojtje dhe për të parandaluar që një sulm i tillë terrorist të mos ndodhë përsëri. Siç e dini, Hamasi është një organizatë terroriste e ndaluar. Këto vazhdojnë të jenë prioritetet tona", tha ajo.

Ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka vazhduar të bëjë thirrje për përpjekje diplomatike për të siguruar një armëpushim, që di të lejonte më shumë ndihmë në Gaza dhe do lironte pengjet.

 

Lini një Përgjigje