
I pari nga radhët e ukrainasve që ka reaguar për rrëzimin e avionit në Moskë ku një ndër 10 viktimat është edhe kreu i Wagner është këshilltari i Volodymyr Zelensky-t, Mykhailo Podoliak.
Me anë të një postimi në rrjrte sociale, Podoliak ka deklaruar se Vladimir Putin po priste momentin për të vrarë Prigozhinin.
Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi se “ia vlen të presim që mjegulla e luftës të pastrohet pasi është e paqartë nëse Prigozhin është neutralizuar”.
“Është e qartë se Putini nuk fal askënd për terrorizmin e tij brutal. Është gjithashtu e qartë se Prigozhin nënshkroi urdhrin e tij të posaçëm të vdekjes në momentin kur ai u besoi garancive të çuditshme të Lukashenkos dhe fjalës së nderit po aq absurde të Putinit”, shprehet Podoliak.
Ai shtoi më tej se “eliminimi i Prigozhin dhe komandës Wagner dy muaj pas përpjekjes për grusht shteti është një sinjal nga Putin për elitat ruse përpara zgjedhjeve të 2024″.
Lini një Përgjigje