TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Qershor 2023, 11:40

Vdekja e Berlusconit, Mediaset ndërpret transmetimin e drejtpërdrejtë

Shkruar nga Pamfleti
Vdekja e Berlusconit, Mediaset ndërpret transmetimin e

Të parët që dhanë lajmin për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit ishin moderatorët Federica Panicucci dhe Francesco Vecchi nga studiot e “Mattina5”, në Mediaset.

Të gjitha transmetimet Mediaset u ndërprenë në nder të liderit të ‘Forza Italia’ dhe ish-presidentit ikonë të klubit italian të futbollit, Milan.

Kujtojmë se, në vitin 1978 ai themeloi rrjetin televiziv MediaSet pjesë e të cilit janë edhe Channel 5, Italia 1 dhe Rete 4.

Themeluesi i Mediaset u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare mëngjesin e sotëm në spitalin San Raffaele të Milanos. Ai ishte shtruar në spital që nga e premtja, më 9 qershor, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Mësohet se prej kohësh Berlusconi vuante nga leuçemia.

berluscon mediaset transmetim

Lini një Përgjigje