TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Qershor 2023, 10:00

Lëvizja Europa fitoi zgjedhjet; kush është 33-vjeçari që mund të bëhet kryeministër i Malit të Zi

Shkruar nga Pamfleti
Lëvizja Europa fitoi zgjedhjet; kush është 33-vjeçari
Millojko Spajiç

Millojko Spajiç bashkëthemeluesi i Lëvizjes Europa tani pritet të jetë kryeministrit i ardhshëm i Malit të Zi.

Kjo nëse do të arrijë të krijojë një koalicion qeverisës.

Spajiç, së bashku me Jakov Milatoviç, i cili arriti të zgjidhej president i Malit të Zi, është një politikan që ka parë një rritje të madhe të popullaritetit në Mal të Zi vitet dhe muajt e fundit.

Ai u bë i njohur për publikun e gjerë si ministër në qeverinë e Zdravko Krivokapiçit, pas së cilës me kolegun e tij Milatoviç formoi Lëvizjen Evropa tani.

Ai ka lindur më 24 shtator 1987. Mbaroi shkollën e mesme si një nga studentët më të mirë dhe vazhdoi shkollimin në Universitetin e Osakës në Japoni, ku studioi ekometrinë në gjuhën japoneze si bursist i Qeverisë së Japonisë.

Studimet master i përfundoi në Francë në shkollën e biznesit HEC Paris.

Pas diplomimit, ai punoi në Shtetet e Bashkuara në Wall Street, në Paris dhe Tokio. Para se të hynte në politikë, Spajiç ka punuar edhe për “një grup bankar global që merret me investime bankare, tregtimin e letrave me vlerë dhe shërbime të tjera financiare, kryesisht me klientët institucionalë.

Rezultatet e zgjedhjeve 

Lëvizja Europa Tani e Presidentit Jakov Milatoviç fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Malit të Zi. Kjo partia ka arritur që të sigurojë 26 përqind të votave ose 23 mandate deputetesh, ndjekur nga Aleanca Së bashku me kryesuese DPS-në e ish-presidentit Gjukanoviç me 22 mandate, koalicioni Për të ardhmen e Malit të Zi me 13 mandate dhe koalicioni Demokratë dhe Ura e Dritan Abazoviç me 11 mandate.

Dy listat e shqiptarëve në këto zgjedhje kanë prodhuar 3 mandate deputetësh. Genci Ninambegu do të jetë përfaqësues i Aleancës Shqiptare ndërsa Forumi Shqiptar do të përfaqësohet nga Nik Gjeloshaj dhe Nikola Camaj. Në parlament do të shkojnë edhe tre shqiptarë të tjerë. Mehmet Zenka dhe Drita Lola përfaqësojnë partinë e ish-presidentit Milo Gjukanoviç ndërsa përkrah tyre do të jetë edhe shqiptari tjetër, Dritan Abazoviç, koalicioni i të cilit siguroi 11 deputetë.

Lideri i Lëvizjes Evropa tani, Milojko Spajiç, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që qeveria të formohet shpejt. Ai tha se në zgjedhjet e parakohshme është arritur një fitore e madhe dhe se do të bisedojë me të gjithë me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta për formimin e qeverisë së re.

Spajiç tha se e kishte deklaruar qartë se nuk do të bënte koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare URA.

Zgjedhjet e fundit në Malin e Zi treguan se partitë pro evropiane morën mbështetjen më të madhe të qytetarëve ndërsa mbështetje të ulët patën ato, por serbe dhe pro ruse.

Mbetet thelbësor roli i partive shqiptare për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi e cila kërkon mbështetjen e të paktën 41 deputetëve nga 81 që ka parlamenti. Regjistrohet pjesëmarrje e ulët e zgjedhëseve, vetëm 56.7% ndërsa dy muaj më parë në zgjedhjet presidenciale i kaloi 70%.

 

millojko spajiç bashkëthemeluesi i lëvizjes europa

Lini një Përgjigje