TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Qershor 2023, 09:21

Teknologjia prezente në çdo fushë, për herë të parë orkestra në Korenë e Jugut do të drejtohet nga një robot

Shkruar nga Pamfleti

Teknologjia prezente në çdo fushë, për herë të

Për herë të parë, një robot do të drejtojë një orkestër. Roboti “EveR 6” do të drejtojë shfaqjen “Absence” e cila do të mbahet në Korenë e Jugut.

Roboti është i krijuar nga Instituti i Teknologjisë Industriale Koreane (KITECH) dhe do të jetë dirigjent në koncertin që do të mbahet në 30 qershor.

Roboti android me emrin “EveR 6”, i ngjan trupit të njeriut. Madje ai mund të përdorë në mënyrë fleksibël qafën dhe krahun e tij.

Roboti dhe dirigjenti Choi Soo-yeol do të performojnë veçmas në koncert, pas së cilës dy dirigjentët do ta drejtojnë së bashku koncertin.

Choi shprehet se sfida më e madhe për robotët është ndërveprimi dhe komunikimi. Performanca e robotit “EveR 6” në koncert do të jetë e para në Korenë e Jugut. Robotët drejtuan orkestra në Japoni dhe Zvicër.

robot orkester korea e jugut teknologji

Lini një Përgjigje