TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Qershor 2023, 11:05

Matteo Renzi mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Berlusconit: Bëri histori në këtë vend, Italia sot vajton!

Shkruar nga Pamfleti

Matteo Renzi mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Berlusconit:

Themeluesi dhe drejtuesi i Italia Viva, Matteo Renzi iu është bashkuar reagimeve për vdekjen e Silvio Berlusconit, i cili u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Bëri histori në këtë vend. Shumë e donin, shumë e urrenin: të gjithë sot duhet të pranojnë se ndikimi i tij në jetën politike, por edhe ekonomike, sportive dhe televizive ishte i paprecedentë. Sot Italia vajton së bashku me familjen e tij, të dashurit e tij, kompanitë dhe partinë e tij. Për të gjithë ata që e donin, përqafimi im më i dashur dhe më i sinqertë. Në këto orë mbaj me vete kujtimet e mbledhjeve tona, të këshillave të shumta, të marrëveshjeve tona, të përplasjeve tona. Por mbi të gjitha një telefonatë në të cilën Silvio, më bëri të derdh lot kur flisja për nënën time. Do të na mungosh, dheu qoftë i lehtë mbi ty”, shkruan në mesazhin e tij Renzi.

Lideri i "Forza Italia" dhe themeluesi i Mediaset ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare në spitalin San Raffaele në Milano ku u kthye të premten e kaluar për të bërë disa analiza për leuçeminë, nga e cila vuante prej disa kohësh. Ato nuk treguan shenja përmirësimi dhe gjendja e tij u rëndua derisa u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne (12 qershor) në orën 09:30. Ai kishte vetëm disa javë që kishte lënë ambientet e spitalit pas një shtrimi të gjatë për 45 ditë. Vëllai i Berlusconit, Paolo dhe vajza e tij Marina, Eleonora dhe Pier kanë mbërritur pak më parë në spitalin ku ndërroi jetë me makinat e tyre. 

matteo renzi

Lini një Përgjigje