TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shkurt 2026, 09:49

Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’: Mbështesim vetëm OKB-në

Shkruar nga Pamfleti
Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’:
Papa Leo XIV

Papa Leo XIV ka refuzuar ftesën e Donald Trump për tu bashkuar në "Bordin e Paqes", ku Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Kardinali Pietro Parolin, sekretari i shtetit i Vatikanit, u tha gazetarëve të martën se Papa kishte një numër shqetësimesh në lidhje me iniciativën dhe se si rezultat ai nuk do të marrë pjesë.

“Për ne, ka... disa çështje kritike që duhet të zgjidhen. Një shqetësim është se, në nivel ndërkombëtar, mbi të gjitha duhet të jetë OKB-ja ajo që menaxhon këto situata krize. Kjo është një nga pikat në të cilat kemi këmbëngulur.”, tha ai.

Gazeta britanike, The Independent shkruan se, Trump ka ftuar një numër udhëheqësish botërorë t'i bashkohen bordit, i cili fillimisht ishte konceptuar si një organ për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza dhe për të koordinuar rindërtimin e Rripit pas konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit.

Që atëherë, fushëveprimi i tij është zgjeruar, me zotin Trump që thotë se do të ishte në një pozicion të mirë për të adresuar një sërë mosmarrëveshjesh globale. Disa e shohin atë si një përpjekje të presidentit të SHBA-së për të krijuar një forum shumëpalësh alternativ ndaj OKB-së, të cilin ai e ka kritikuar vazhdimisht si të papërshtatshëm për qëllimin.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e sotme.

Kjo vizitë vjen me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes, i cili do të organizohet më 19 shkurt në Uashington.

Shqipëria është anëtare themeluese e Bordit me një mandat të përkohshëm prej tre vitesh.

Ky Bord i inicuar nga Presidenti Trump synon rindërtimin e Gazës dhe zgjidhjen e konflikteve në botë.

Vendi ynë do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në Uashington shefi i qeverisë pritet që të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

vatikani refuzon ftesën e trump

Lini një Përgjigje