TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Dhjetor 2025, 16:25

Valë sulmesh para Krishtlindjeve, Zelensky: Putini nuk heq dorë nga dronët dhe raketat!

Shkruar nga Pamfleti
Valë sulmesh para Krishtlindjeve, Zelensky: Putini nuk heq dorë nga
Putin-Zelensky

Të paktën tre persona mbetën të vranë nga sulmet e përsëritura ajrore ruse në Ukrainë. Një fëmijë katërvjeçar u vra në rajonin Zhytomyr në perëndim të kryeqytetit, Kiev, kur një dron goditi një ndërtesë banimi.

Sipas autoriteteve, në rajon u plagosën edhe gjashtë persona të tjerë, ndër ta dy fëmijë. Zelensky deklaroi gjithashtu se nga një sulm me dron rus në rajonin e Kievit u vra një grua. Një viktimë pati edhe në rajonin Khmelnytsky.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitshko, u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimet kundërajrore.

Teksa temperaturat në Ukrainë janë shumë të ulëta, Moska ka vënë në shënjestër dhe po godet gjithnjë e më shumë infrastrukturën energjetike.

Presidenti ukrainas deklaroi se Rusia nuk heq dorë nga vrasjet dhe shton se ka përdorur në sulmet e saj të fundit 650 dronë dhe mjaft raketa të telekomanduara.

“Njësitë e mbrojtjes kundërajrore rrëzuan shumë prej dronëve dhe raketave, por pati edhe dëme. Këto sulme bëhen para Krishtlindjeve, kur njerëzit duan të jenë të sigurt në shtëpi me familjet e tyre", tha Zelensky.

Ai shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin po tregon se nuk do t'u japë fund vrasjeve.

“Bota duhet të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë për t'i dhënë fund luftës”, u shpreh Zelensky.

Lini një Përgjigje