TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Mars 2023, 20:34

Urdhri i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për presidentin rus, Kroacia: Nëse Putin shkel në vendin tonë do e arrestojmë

Shkruar nga Pamfleti
Urdhri i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për presidentin rus,
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç është shprehur se nëse presidenti rus, Vladimir Putin do të shkelë në Kroaci, autoritete kroate do ta arrestonin. Ai tha se ky veprim do të bëhej pasi është dhënë urdhër nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë për arrestimin e tij.

Nëse Vladimir Putin, në emër të të cilit Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti do të vijë në Kroaci, ne do ta arrestojmë menjëherë”, tha Plenkoviç, dje nga Bruksel.

Plenkoviç kujtoi se Kroacia ka aderuar në statutin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, si dhe se është miratuar ligji për bashkëpunim me atë gjykatë.

Ai ligj parashikon të gjitha procedurat në rast se ekziston një urdhër për arrestimin e një personi dhe, me sa di unë, imuniteti nuk zbatohet”, tha ai.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar urdhër-arresti për Vladimir Putinin, për krime lufte në Ukrainë. Ky veprim është dënuar nga Moska, por edhe nga disa vende aleate të Rusisë si Hungaria e cila është pjesë e BE-së.

kroacia urdhër arresti putin

Lini një Përgjigje