
Bashkimi Evropian po përpiqet të shmangë varësinë nga Kina duke u përpjekur që të mos bëjë të njëjtin gabim si me varësin nga gazi rus.
Gjithashtu përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borell, i bëri thirrje vendeve Evropiane që të forcojnë marrëdhëniet e tregtisë me Amerikën.
“Ne zbuluam se varësitë, të cilat ishin blloqet ndërtuese të paqes, janë gjithashtu armë që mund të kthehen kundër nesh. Kjo doli në dritë me pushtimin rus të Ukrainës, pasi Moska kufizoi furnizimet e saj me gaz në Evropë dhe e detyroi kontinentin të gjente rrugë të tjera furnizimi”, shtoi ai.
Sipas Borrell, kjo varësi bëri që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të mendonte se ai mund të pushtojë Ukrainën pa u ndëshkuar plotësisht, pasi Evropa varej nga furnizimi i saj me gaz dhe si e tillë nuk do të reagonte.
“Ne duam të shmangim marrëdhëniet me Kinën”, theksoi ai ndër të tjera.
Lini një Përgjigje