TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Mars 2023, 16:33

Pakti Putin-Lukashenko, Ukraina i kërkon OKB-së të mbledhë urgjent Këshillin e Sigurimit

Shkruar nga Pamfleti

Pakti Putin-Lukashenko, Ukraina i kërkon OKB-së të mbledhë

Ukraina ka bërë thirrje urgjente për mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas njoftimit të Rusisë se do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Kjo lëvizje e fundit nga Rusia, ka rritur shqetësimin në Evropë se Moska po përgatitet të përdorë armët e saj bërthamore në konflikt me Ukrainën

Ukraina pret veprime efektive për të kundërshtuar shantazhin bërthamor të Kremlinit nga Mbretëria e Bashkuar, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Franca... Kërkojmë që menjëherë të thirret një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë qëllim”, tha ministria e Jashtme e Ukrainës.

Por nga ana tjetër Departamenti amerikan i Mbrojtjes është munduar të qetësojë situatën, duke thënë se  nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore.

Kemi parë raportime për njoftimin e Rusisë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë. Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë strategjik bërthamor, apo ndonjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në mbrojtjen kolektive të aleancës së NATO-s”, tha SHBA-ja.

 

 

okb mbledhje urgjente ukraina

Lini një Përgjigje