
Kryeministri hungarez Viktor Orban zhvilloi një vizitë në Beograd me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ku zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë në fokus të takimit.
Sipas mediave serbe, takimi kokë më kokë ka zgjatur për tre orë, por detajet mbi temat e diskutuara kanë qenë të pakta.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen në përfundim të takimit ka qenë një lojë bilardoje mes Orban dhe Vuçiç.
Ky i fundit ka postuar disa foto të lojës në profilin e tij në Instagram, ku megjithatë nuk ka bërë të ditur se cili ishte fituesi i ndeshjes.
“Pas tre orë e gjysmë bisedime për çështjet strategjike dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Hungarisë dhe Serbisë, bëra një ndeshje miqësore bilardoje me kryeministrin Orban”, ka thënë Vuçiç në rrjetin social.
Lideri serb është shprehur “krenar” për miqësinë mes serbëve dhe hungarezëve, si dhe mirënjohës ndaj kryeministrit Orban, që sipas tij ka investuar energji dhe përpjekje për ta bërë këtë miqësi thelbësore dhe të sinqertë.

Lini një Përgjigje