Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka dërguar një letër kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për t'i shprehur urimet më të mira për Ditën e Pavarësisë së Greqisë.
Pavarësisht retorikës së fortë ndaj Greqisë kohëve të fundit, Erdogan e falënderon gjithashtu qeverinë greke dhe popullin për solidaritetin e tyre pas tërmeteve katastrofike të shkurtit që vranë më shumë se 50,000 njerëz në Turqi dhe më shumë se 7,000 në Sirinë fqinje.
“Jam i bindur se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të zhvillohen më tej përmes periudhave tona të përbashkëta në periudhën në vijim”, thekson Erdogan në letrën e tij.
“Shfrytëzoj rastin të përsëris urimet e mia më të mira si për paqen dhe prosperitetin tuaj personal, si dhe paqen dhe prosperitetin e popullit grek”, përfundon letra.
Ju rikujtojmë se para tërmetit të shkurtit në Turqi, Erdogan ka sulmuar dhe kërcënuar shpesh herë Greqinë me luftë për ishujt në Egje.
Kjo letër nga Erdogan për Mitsotakis, përveç marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, shihet edhe si një lëvizje për të “qetësuar ujërat” mes dy liderëve teksa sonadazhet tregojnë disavatazhin e Erdogan në prag të zgjedhjeve presidenciale të 14 Majit.
Lini një Përgjigje