TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Mars 2023, 18:55

Pakti bërthamor Putin-Lukashenko, BE kërcënon Bjellorusinë me sanksione

Shkruar nga Pamfleti

Pakti bërthamor Putin-Lukashenko, BE kërcënon Bjellorusinë

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka paralajmëruar Bjellorusinë që të mos pranojë të mbajë armët bërthamore ruse në territorin e saj, pasi do të ketë pasoja për të.

Me anë të një postim në Twitter, Borrell tha se një lëvizje e tillë është rrezik për vendet evropiane, teksa shtoi se BE dhe aleatët e saj do të vendosin sanksione edhe më të fuqishme ndaj Bjellorusisë nëse armët ruse instalohen në territorin e saj.

 "Bjellorusia që pret armë bërthamore ruse do të nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe kërcënim për sigurinë evropiane. Bjellorusia ende mund ta ndalojë atë, është zgjedhja e tyre. BE është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme", shkruan Borrell në Twitter.

Kujtojmë se të shtunën, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se është arritur një marrëveshje me Bjellorusinë që Moska të vendosë do armë taktike bërthamore në territorin bjellorus.

be putin-lukashenko bjellorusia

Lini një Përgjigje