Trafiku në urën e Krimesë është ndërprerë përgjatë gjithë gjatësisë së saj, ndërsa forcat ruse janë në gatishmëri të lartë.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) deklaroi të martën se kishte goditur urën rrugore dhe hekurudhore që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, duke vendosur eksplozivë.
Ura që lidh Rusinë me Krimenë është goditur për herë të tretë që nga fillimi i luftës .
Ukrainasit madje publikuan një video që tregonte një shpërthim nënujor në njërën nga shtyllat kryesore të urës.
Në një njoftim në aplikacionin Telegram, SBU bëri të ditur se kishte përdorur 1100 kilogramë eksplozivë, të cilët u shpërthyen në orët e para të mëngjesit, duke dëmtuar shtyllat nënujore të urës, një rrugë furnizimi kyçe për forcat ruse në Ukrainë.
Kreu i SBU-së, Vasyl Maliuk, konfirmoi përfshirjen e shërbimeve sekrete në këtë sulm, duke theksuar se ishte organizuar me ndihmën e dronëve detarë “Sea Baby”.
BREAKING: Ukraine's SBU conducted a new special operation and struck the Crimean Bridge for the third time, this time underwater. The bridge is in a state of emergency. pic.twitter.com/ocy3Nf2LGc
— Clash Report (@clashreport) June 3, 2025
Malyuk, deklaroi se ura "mbetet një objektiv legjitim ushtarak për shkak të përdorimit të saj nga forcat ruse për mbështetje logjistike" duke shtuar se "Krimea është Ukrainë" dhe duke paralajmëruar se "çdo simbol ose mjet pushtimi do të vuajë pasojat".
Sulmi vjen pas operacionit ‘Rrjeta e merimangës’ që Ukraina ndërmori duke goditur shkatërruar 40 bombardues nga 120 që ka Rusia. Më 1 qershor, në 4 baza të ndryshme të shpërndara deri në 4 mijë kilometra larg Ukrainës, përfshirë Siberinë, ushtria e Kievit, futi fshehurazi nëpërmjet kamionëve në rusi drone të vegjël që shpërthyen të paktën 41 luftarakë bombardues. Vlera e përllogaritur e dëmeve arrin deri në rreth 7 miliardë dollarë.
Kujtojmë që nuk është hera e parë që sulmohet ura e Krimesë. Më 8 tetor 2022, një kamion shpërtheu mbi urën e Krimesë, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm. Në korrik 2023 ndodhi një tjetër sulm mbi të njëjtën urë dhe, sipas ukrainasve, dy segmente të saj u shkatërruan.
Lini një Përgjigje