TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Korrik 2023, 18:14

“Ukraina do luftë”, Moska akuzon Kievin për zgjatjen e konfliktit: Ka refuzuar mbi 30 propozime për paqe

Shkruar nga Pamfleti

“Ukraina do luftë”, Moska akuzon Kievin për zgjatjen e

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka deklaruar se Moska ka marrë rreth 30 iniciativa paqeje në Ukrainë përmes kanaleve zyrtare dhe jozyrtare, të cilat janë refuzuar nga Kievi.

Duke folur në margjinat e samitit të dytë Rusi-Afrikë, Maria Zakharova theksoi se Moska kurrë nuk i ka refuzuar negociatat për t’i dhënë fund luftës.  

"Ne u jemi mirënjohës të gjithëve. Ka pasur shumë iniciativa të tilla. Më duket se një muaj më parë ka pasur rreth 30 [iniciativa] që janë bërë nga personazhe publike përmes kanaleve shtetërore apo edhe në një mënyrë private. Edhe kur e kuptuam se ato [negociatat] nuk kishin gjasa të sillnin ndonjë vlerë të shtuar, ne gjithmonë i dhamë një shans të tillë partnerëve apo situatës në përgjithësi", tha ajo.

Një Iniciativë Afrikane për Paqe iu prezantua Rusisë muajin e kaluar. Ai përbëhej nga 10 pika, duke përfshirë një thirrje për paqe përmes negociatave, duke siguruar sovranitetin e shteteve dhe garancitë e sigurisë për të gjitha vendet. Pavarësisht se Moska u shpreh e hapur për të diskutuar, Kievi nuk pranoi të futej fare në negociata.

rusia ukraina

Lini një Përgjigje