TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Nëntor 2024, 20:09

Ukraina dënoi shtypjen e protestave në Gjeorgji, Medvedev kërcënon Zelenskyn: Kujdes, mund të kesh fatin e paraardhësit!

Shkruar nga Pamfleti

Ukraina dënoi shtypjen e protestave në Gjeorgji, Medvedev

Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev, është shprehur i indinjuar për faktin se Ministria e Jashtme e Ukrainës dënoi shtypjen e protestave në Gjeorgji.

Në një reagim për deklaratën e Ukrainës, Medvedev paralajmëroi Zelenskyn që të lutej të mos përjetonte një  Maidan të dytë, sepse në të kundërt do ta ketë zili atë që i ndodhi  ish-presidentit Viktor Janukoviç

"Ne vetëm mund të pyesim veten se çfarë do të bëjnë autoritetet e paligjshme të Ukrainës pasi njerëzit të dalin në rrugë për një tjetër mejdan. Pastaj, kllouni gjakatar do ta ketë zili të hidhur fatin e Viktor Janukoviçit", tha Medvedev në faqen e tij në VKontakte.

Kujtojmë se kryengritja e Maidan, ishte një valë demonstratash dhe trazirash civile në Ukrainë , e cila filloi më 21 nëntor 2013 me protesta të mëdha në Sheshin Maidan Nezalezhnosti në Kiev. Protestat u nxitën nga vendimi i papritur i Presidentit Viktor Janukoviç për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Asociimit Bashkimi Evropian-Ukrainë, në vend të kësaj duke zgjedhur lidhje më të ngushta me Rusinë dhe Bashkimin Ekonomik Euroaziatik.

Parlamenti i Ukrainës kishte miratuar me shumicë dërrmuese finalizimin e Marrëveshjes me BE-në, por Rusia kishte bërë presion ndaj Ukrainës për ta refuzuar atë.

Lini një Përgjigje