TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Nëntor 2024, 17:52

Mes kontestimeve dhe protestave, Parlamenti britanik i jep ‘dritën jeshile’ vdekjes së asistuar!

Shkruar nga Pamfleti

Mes kontestimeve dhe protestave, Parlamenti britanik i jep ‘dritën

Vdekja e asistuar mund të bëhet e ligjshme në Angli dhe Uells pasi projektligji u mbështet nga deputetët në një votim historik. Humanistët në Mbretërinë e Bashkuar kanë mirëpritur rezultatin e votimit.

Projektligjin historik u jep disa njerëzve të sëmurë rëndë të drejtën për t'i dhënë fund jetës së tyre.

Pr.ligji mori  330 pro dhe 275 kundër. Deputetët që nuk e mbështetën këtë iniciativë kërkuan kujdes më të mirë në fund të jetës së çdo personi.

Projektligji do të lejojë të rriturit me vetëm gjashtë muaj jetë të kërkojnë ndihmë mjekësore për t’i dhënë fund jetës së tyre.

Rezultati i sotëm do të thotë se legjislacioni tani do të kalojë në fazën e komisionit për shqyrtim, ku edhe Lordëve do t’u jepen mundësitë për të shprehur pikëpamjet e tyre përpara se të bëhet ligj.

Deputetëve iu dha mundësia që të mbajnë qëndrimin e tyre dhe jo të linjës partiake, ndërsa qeveria qëndronte neutrale për këtë çështje.

Kryeministri Sir Keir Starmer e mbështeti propozimin , ashtu si edhe kancelarja e Thesarit Rachel Reeves.

Por anëtarë të tjerë të kabinetit si Sekretari i Shëndetësisë Wes Streeting dhe Sekretarja e Drejtësisë Shabana Mahmood votuan kundër projektligjit.

Lini një Përgjigje