TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Qershor 2024, 10:40

Udhëheqësit e G7-ës të dobët përballë sfidave epokale

Shkruar nga Stefano Stefanini

Udhëheqësit e G7-ës të dobët përballë sfidave

Në Lindjen e Mesme, G7 u mbështet tek përpjekja amerikane për t’i detyruar Hamasin dhe Jerusalemin që të pranojnë planin e armëpushimit.

Giorgia Meloni po drejton një samit historik të G7-ës. Kjo jo për shkak të pjesëmarrjes së Papa Françeskut, edhe pse ky është një fakt shumë i rëndësishëm dhe moment krenarie për presidencës italiane të këtij grupimi. Dhe sigurisht, as sepse Italia përfaqësohet nga një udhëheqëse grua, që gjithsesi është një arsye për të përkëdhelur krenarinë kombëtare, duke qenë se vetëm dy nga shtatë partnerë (britanikë dhe gjermanë) na kanë paraprirë... Përkundrazi, ky samit është historik për arsyen e gabuar:ka një axhendë të fortë me drejtues të dobët. Në rreth gjysmë shekulli samitesh të këtij formati, nuk është parë asnjëherë një disproporcion i tillë midis rreziqeve që janë në lojë dhe letrave të dobëta në duart e lojtarëve.

Le ta fillojmë me të dytat. Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, sapo kanë marrë një shuplakë të fortë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Reagimet e kundërta, njëri në sulm, ndërsa tjetri në llogore, nuk e fshehin dot faktin se që të dy janë në të njëjtën barkë, kanë mungesë të konsensusit të brendshëm.

Dhe pa këtë, në një demokraci, por jo vetëm, nuk mund të qeveriset ose qeveriset shumë keq. Rishi Sunak, që gjithashtu meriton të vlerësohet për kufizimin e dëmit të shkaktuar nga dy paraardhësit e tij konservatorë në Britani, ka shumë të ngjarë të dalë nga Downing Street në më pak se një muaj.

Fushata zgjedhore e Joe Biden në SHBA, po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Presidenti amerikan nuk është në gjendje të nxjerrë në pah gjërat e mira që ka bërë administrata e tij. Sipas britanikes The Economist, Donald Trump ka 66 për qind shanse për t’u rizgjedhur president.

Le ta zgjerojmë më tej analizën tonë në pjesën tjetër të tavolinës:Fumio Kishida, ka rënë në një popullaritet të ulët historik në Japoni (vetëm 21 për qind); Justin Trudeau nuk është në rrezik, por ai drejton një qeveri të pakicës në Kanada. Por të të paktën këta të dy nuk kanë zgjedhje.

Sa i përket dy presidentëve të BE-së: Charles Michel do të largohet në dhjetor; ndërsa Ursula von der Leyen është në garë për një mandat të dytë. Por ajo duhet të mendojë për fushatën e saj të lotimit midis kryeqyteteve të BE-së dhe parlamentarëve evropianë, ndaj duhet të lëvizë me shumë kujdes.

Kështu mbetet...Giorgia Meloni, që në këtë moment, është udhëheqësja e vetme pa shqetësime të brendshme, me përjashtim ndoshta të atyre që vijnë nga disa aleatë, dhe që po i gëzohet rikonfirmimit si më e pëlqyera në zgjedhjet evropiane.

Çfarë është në rrezik:paqja dhe lufta (Ukraina, Gaza dhe Hamasi); stabiliteti i globalizimit (marrëdhëniet me Kinën), plus lista e gjerë e të ndryshimeve dhe të mundshmeve. Samiti i fundit G7 ka axhendë të frikshme. Në 50 vite ka pasur samite që janë mbajtur në rrethana të jashtëzakonshme historike - mendoni pak për fundin e Bashkimit Sovjetik - por gjithnjë ato janë përballur me aftësinë e 7 fuqive për të projektuar vendosmëri dhe vazhdimësi.

Në samitin e Puljas nuk mungon vendosmëria. Problemi është tek vazhdimësia. Me liderët evropianë mund të mbështetesh ende mjaftueshëm. Gjërat mund të bëhen disi problematike nëse partia e Marine Le Pen merr drejtimin e qeverisë në Francë, por kompetencat e presidencës mbeten në duart e Emmanuel Macron deri në vitin 2027.

Dhe në politikë, 3 vjet është një përjetësi. Problemi i vazhdimësisë, është i lidhur qartë dhe pazgjidhshmërisht me zgjedhjet presidenciale në Amerikë. G7 është një përzierje e kolegjialitetit dhe lidershipit. Asnjë nga të shtatë vendet nuk është në gjendje ta ushtrojë atë, ndoshta përveç Shteteve të Bashkuara.

Dhe askush nuk e ka provuar ndonjëherë, përveç ndonjë rasti episodik nga Franca dhe Britania. Presidenca e Joe Biden ishte në lartësinë e detyrës, dhe ai po e tregon këtë edhe në Pulja. Në Lindjen e Mesme, G7 u mbështet tek përpjekja amerikane për t’i detyruar Hamasin dhe Jerusalemin që të pranojnë planin e armëpushimit.

Por a do të jetë ende e vlefshme më 21 janar 2025, ajo që propozon sot Uashingtoni? Si duhet të menaxhohet prirja e Donald Trump për ta zhbërë atë që kanë bërë paraardhësit e tij? Kjo është pyetja e nënkuptuar, që po debatohet nga udhëheqja e G7-ës.

Dhe kjo pyetje e ka marrë një përgjigje të parë të pjesshme. Me miratimin e huasë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, financuar nga interesat e fondeve ruse të depozituara në Evropë, G7 vrau me një gur 3 zogj. Së pari e vendosi ndihmën ndaj Kievit në një perspektivë afatmesme.

Së dyti, e ndëshkoi në mënyrë indirekte Rusinë; dhe së fundmi i siguroi Volodymir Zelensky, i ftuar në samit, një financim që nuk mund të rrezikohet nesër nga Trump. Ne presim masa të tilla edhe nga samiti i NATO-s në Uashington. Por është e pamundur që e gjithë politika perëndimore të mbrohet nga vendimet e presidentit amerikan.

Një G7 që gjithnjë e më shumë po përpiqet të jetë Këshilli Administrativ i Perëndimit, debatoi mbi këtë objektiv. Nëse shtojmë kështu brishtësinë e udhëheqësve evropianë, atëherë arrihet në përfundimin që ky samit ka arritur gjithçka që ishte e mundur. Presidenca italiane arriti të tërheqë vëmendjen edhe mbi zhvillimet në Afrikë, dhe të forconte marrëdhëniet me Indinë, falë pjesëmarrjes së Narendra Modit, një tjetër risi. Jo keq si një bilanc kombëtar. Pas drekës gala në kështjellës e famshme Castello Svevo, G7 do të vazhdojë të bëjë historinë.

Ekziston një nevojë e dukshme për të kompensuar dobësinë objektive të drejtuesve të saj. Ndërkohë, kontrasti midis dy vendeve ku mbahet samiti është një gjetje gjeniale e qëllimshme apo e rastësishme nuk dihet ende për promovimin e Italisë dhe Puljas: Nga Mesjeta në resortin luksoz.

Politika e jashtme zhvillohet edhe përmes imazhit, duke shpresuar që ajo e G7-ës të na nxitë të harrojmë sherret e tmerrshme të ofruara së fundmi nga parlamenti italian./ Përshatati "Pamfleti" nga “La Stampa”

Lini një Përgjigje