TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2024, 20:51

U përplasën në Samitin e G7, reagimi i Giorgia Melonit kur takon Emmanuel Macron bëhet viral (Video)

Shkruar nga Pamfleti
U përplasën në Samitin e G7, reagimi i Giorgia Melonit kur takon
Giorgia Meloni dhe Emmanuel Macron

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u bë virale në rrjet pasi ka shtrënguar duart me presidentin francez Emmanuel Macron.

Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet e saj si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali.

Meloni duket formale, por sapo Macron kalon para saj, siç duket edhe në këto pamje të publikuar në rrjetet sociale, pamja e saj ka ndryshuar.

Të hënën, dy liderët u përplasën për çështjen e abortit.

Kryeministrja italiane tha se “nuk ka asnjë arsye për të shkuar në luftë për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”.

“Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.

giorgia meloni macron

Lini një Përgjigje