TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Qershor 2025, 17:15

"U ofruan të vijnë në Uashington për negociata"/ Irani përgënjeshtron Trumpin: S'kemi kërkuar marrëveshje, çdo kërcënim do marrë përgjigje

Shkruar nga Pamfleti

"U ofruan të vijnë në Uashington për negociata"/

Irani ka hedhur poshtë deklaratën e pak minutave më parë të Presidentit Donald Trump, duke mohuar se i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë për një marrëveshje.

Përgjgija ka ardhur nga misioni i Iranit në OKB, i cili ka deklaruar se Irani nuk ka kërkuar negociata, pasi nuk negocion nën presion. Më tej misioni Teheranit në OKB, shtoi se Irani do t'i përgjgijet çdo sulmi në mënyrë reciproke.

Asnjë zyrtar iranian nuk ka kërkuar ndonjëherë të përulet para portave të Shtëpisë së Bardhë. E vetmja gjë më e përçmueshme se gënjeshtrat e tij është kërcënimi i tij frikacak për të 'rrëzuar' Udhëheqësin Suprem të Iranit. Irani NUK negocion nën presion, NUK do të pranojë paqen nën presion dhe sigurisht JO me një luftëtar që ka qenë i kapur pas rëndësisë. Irani do t'i përgjigjet çdo kërcënimi me një kundërkërcënim dhe çdo veprimi me masa reciproke", tha misioni i Iranit në OKB.

Pak minuta më herët, Trump tha se Irani aktualisht ka shumë probleme dhe se po kërkon që të negociojë, mdaje Trump shtoi se ata janë shprehur të gatshëm që të vijnë deri në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje.

"Irani ka shumë probleme dhe dëshiron që të negociojë. Dhe unë thashë, pse nuk negociuat me mua para gjithë kësaj vdekjeje dhe shkatërrimi? Pse nuk shkuat? U thashë njerëzve, pse nuk negociuat me mua dy javë më parë? Ata madje sugjeruan që të vinin në Shtëpinë e Bardhë", tha Trump më herët.

Lini një Përgjigje