Ministri i jashtëm gjerman, Johann Wadephul tha se vendet evropiane janë të hapura për të folur me Iranin për një zgjidhje rreth programit të tij bërthamor.
"Nuk është kurrë vonë për t'u ulur në tryezën e negociatave, nëse vjen me qëllime të ndershme", tha Johann Wadephul.
Ai foli një ditë pas një telefonate me ministrin e jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, së bashku me homologët e tij francezë dhe britanikë dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së.
Zyrtarët evropianë e bënë të qartë se vendet e tyre, të cilat ishin pjesë e marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015 me fuqitë botërore, janë ende të gatshme të negociojnë për një zgjidhje me Teheranin.
Por Irani duhet të veprojë urgjentisht, tha ai, dhe duhet të marrë masa për ndërtimin e besimit të verifikueshëm, duke përfshirë një deklaratë të besueshme se Teherani nuk po përpiqet të ketë armë bërthamore.
Lini një Përgjigje