TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Qershor 2025, 14:46

Emigracioni në Britani në nivelin më të lartë, dorëzohet Starmer: Lufta ndaj gomoneve dështoi!

Shkruar nga Pamfleti

Emigracioni në Britani në nivelin më të lartë,

Downing Street pohoi se kriza e gomoneve që kalojnë ilegalisht kanalin e La Manshit mes Anglisë dhe Francës, po përkeqësohet.

Kjo deklaratë u bë pas takimit të kryeministrit britanik Sir Keir Stamer dhe presidentit francez Macron në samitin e G7 në Kanada, për të gjetur rrugët për frenimin e migracionit ilegal drejt Britanisë.

Kjo është hera e parë që zyra e kryeministrit britanik ka deklaruar në mënyrë kategorike se saga e gomoneve po përkeqësohet. Sipas qeverisë britanike, dy lidrët kanë rënë dakord të gjejnë rrugë inovative për të luftuar gomonet që mbërrijnë në brigjet angleze.

Shifra e të mbërriturve ka shkuar në nivel shokues, ku 16 mijë emigrantë ilegalë kanë kaluar me sukses udhëtimin e rrezikshëm nëpër kanalin detar mes Francës dhe Anglisë.
Kalimet me gomone janë momentalisht 42 përqind më shumë këtë vit se vitin e kaluar. Edhe pse

Britania i ka paguara Francës 480 milionë sterlina për të paguar policinë dhe forcat franceze të pengojnë gomonet nga mbushja dhe nisja e udhëtimit drejt Anglisë, francezët thonë se nuk mund të ndërhyjnë në momentin kur gomonet janë në det edhe duke u mbushur me emigrantë, pasi bie në kundërshtim me ligjet e detit dhe rrezikon jetën e njerëzve nëpër gomone.

Britanikët kërkojnë të ndryshojnë ketë status-quo, por kjo do varet edhe nga gatishmëria e francezëve ku nga kalimet ilegale, përfitojnë vetëm zbrazjen e vendit nga emigrantët ilegal që më pas i mbesin në derë britanikëve, sidomos pas Brexitit.

Lini një Përgjigje