Ai ka qenë një kritik i madh i Trump, para se të zgjidhej dy vite më parë senator.
Ish-presidenti Donald Trump ka zgjedhur senatorin nga Ohio, James David Vance (JD Vance), si kandidat për zv/president.
Ndonëse Vance 39 vjeç- i lindur si James David Bowman - në të kaluarën ka qenë ndër kritikët për të ashpër të Trumpit, ai e ka ndryshuar qëndrimin për të, duke u kthyer në njërin prej mbrojtësve më të zëshëm.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump shkruan se do të bëjë gjithçka për ta bërë Amerikën të madhe sërish.
“Pas diskutimeve dhe mendimeve të gjata, dhe duke marrë parasysh talentin e jashtëzakonshëm të shumë të tjerëve, kam vendosur që personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori JD Vance i Shtetit të Madh të Ohajos”, njftoi Trump.
JD Vance vjen nga një shtresë e mesme e shoqërisë. Ai njihet për librin e tij 'Hillbilly Elegy', që mbron klasën punëtore.
"JD i shërbeu me nder vendit tonë në Trupat e Marinës, u diplomua në Universitetin Shtetëror të Ohajos, Summa Cum Laude, dhe është një i diplomuar në Fakultetin Juridik të Yale, ku ai ishte redaktor i The Yale Laë Journal dhe President i Shoqatës së Veteranëve të Ligjit Yale. Libri i JD, 'Hillbilly Elegy', u bë një film, pasi mbrojti burrat dhe gratë punëtorë të vendit tonë. JD ka pasur një karrierë biznesi shumë të suksesshme në Teknologji dhe Financa, dhe tani, gjatë Fushatës, do të fokusohet fuqishëm te njerëzit për të cilët luftoi në mënyrë të shkëlqyer, Punëtorët dhe Fermerët Amerikanë në Pensilvani, Miçigan, Wisconsin, Ohio, Minesota dhe shumë përtej…”, tha Trump.
Shteti i Ohajos konsiderohet bazë e republikanëve. Vance, një konservator i vendosur, nuk pritet të sjellë më shumë vota në qarkun e Trumpit, dhe madje ka mundësi që të rrisë dilemat te disa votues të moderuar. Duhet theksuar se ai ka qenë një kritik i madh i Trump, para se të zgjidhej dy vite më parë senator.
Disa mbështetës të Trumpit kanë kërkuar që ai të zgjedhë një grua apo një person me ngjyrë për pozitën e dytë më të rëndësishme në shtet, për të rritur mundësitë e fitores.
Kush është J.D.Vance?
James David Vance (lindur James Donald Bowman, 2 gusht 1984) është një politikan amerikan që shërben si senator i ri i Shteteve të Bashkuara nga Ohio që nga viti 2022. Si anëtar i Partisë Republikane, ai u bë i njohur me kujtimet e tij të vitit 2016, “Hillbilly Elegy”.
I lindur në Middletoën, Ohio, Vance shërbeu në Trupat e Marinës përpara se të studionte shkenca politike dhe filozofi në Universitetin Shtetëror të Ohajos dhe të fitonte një Doktor Juris nga Shkolla Juridike e Yale. Kujtimet e tij, të cilat përshkruan edukimin e tij në Middletown u bënë një bestseller i New York Times dhe tërhoqën vëmendjen e shtypit gjatë zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të vitit 2016. Vance nisi fushatën e tij të parë politike për Senatin e Ohajos në vitin 2021 dhe fitoi nominimin republikan pasi u miratua nga ish-presidenti, Donald Trump.
Ai mundi kandidatin demokrat Tim Ryan në zgjedhjet e përgjithshme. Trumpi e shpalli Vancen si kandidatin e tij për zëvendëspresident gjatë Konventës Kombëtare Republikane të vitit 2024.
Lini një Përgjigje