TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Korrik 2024, 17:50

Atentati ndaj Trump, rindërtohet skena e sulmit; si dështoi shërbimi sekret!

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Trump, rindërtohet skena e sulmit; si dështoi

Mediat e huaja kanë publikuar skemën se i ndodhi atentati...

Nuk ka shumë dilema se shërbim i sigurisë dështoi gjatë atentatit ndaj Donald Trump. Nga imazhet e publikuara, duket qartë se i riu ishte në një pozicion të rrezikshëm mbi çati dhe nuk u morën masa. Duket qartë se snajperistët që mbronin Trump e kishin në shënjestër, por qëlluan vetwm pas të shtënave.

Takimi elektoral po mbahej në Butler Farm Shoë që ndodhet në jugperëndim të qytetit pranë aeroportit të Butler.

Atentatori, Thomas, Metheë Crooks, ishte nga Bethel Park i Pensilvanisë, qytet që ndodhet rreth një orë larg nga vendi i tubimit politik ku zoti Trump u qëllua në vesh, ndërsa mbante një fjalim për fushatën. Ai ishte vetëm 150 metra larg vendit ku po fliste ish-Presidenti Trump kur hapi zjarr.

Mediat e huaja kanë publikuar dhe skemën se i ndodhi atentati. Arma e përdorur nga atentatori është një pushkë gjysmë automatike AR-15, 508mm, e cila është e ndaluar në 9 shtete të SHBA-ve. Pesha e saj është 3 kg, dhe është një pushkë shumë e fuqishme e cila mund të qëllojë një objektiv deri në 500 metra distancë.

Atentati ndaj Trump, rindërtohet skena e sulmit; si dështoi

Ajo që fundos shërbimi sekret është se ata nuk e kishin marrë fare në ruajtje godinë ku kishte hipur i riu, pasi atyre u ishte dukur si e parëndësishme dhe se nuk cenohej siguria. Në raste të tila shërbimi sekret koordinohet me policinë, por i riu qëlloi nga 150 metra distancë, pra shumë afër. Por ajo që e bën më të rëndë është se sipas skemës, i riu ishte te fushpamja e snajperit dhe ai nuk ka marrë masa. Pra atentatori dilte te dylbia e snajperit.  

Atentati ndaj Trump, rindërtohet skena e sulmit; si dështoi

Nëse ka një çati brenda rrezes së qitjes së një presidenti ose një kandidati presidencial, Shërbimi Sekret duhet të jetë në atë çati. A kanë dëgjuar ndonjëherë për Depozitën e Librit të Teksasit, duke iu referuar ndërtesës nga Lee Harvey Osëald qëlloi John F. Kennedy në vitin 1963”, tha Richard Painter, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nën Presidencën e George W. Bush. Mbetën hetimet tani të reagojnë se pse shërbimi sekret nuk mori masat e duhura.

Një video e re e momenteve para atentatit ndaj Donald Trump herët në mëngjesin e së dielës në Pensilvani ka dalë në dritë, duke ngritur po pikëpyetje të reja në lidhje me boshllëqet e sigurisë që lejuan të ndodhte incidenti.

Në video shihet se qytetarët kanë parë 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks teksa është ngjitur në çatinë nga ku ka qëlluar drejt ish-presidentit amerikan.

“Ai po ngjitet në çati, e shihni? A është shtrirë?”, “ta shohim, është shtrirë” dëgjohen të thonë qytetarët. “Policia këtu, është dikush në çati”, bërtet dikush me uniformë.

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si autori i atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump arriti të afrohej aq pranë saqë arriti të hapë zjarr dhe ta plagosë atë me një armë të stilit AR të shtunën në Pensilvani. Ngjarja po konsiderohet si një dështim i thellë i agjencisë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje