TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Maj 2024, 12:22

Trump shpërthen ndaj Biden: Je një i dobët që po na çon drejt Luftës së Tretë Botërore!

Shkruar nga Pamfleti
Trump shpërthen ndaj Biden: Je një i dobët që po na
Donald Trump

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar presidentin aktual Joe Biden se është në krah të grupit të Hamasit, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se nuk do ta furnizonte me armë Izraelin nëse pushton zonën Rafah.


“I pandershmi Joe Biden, pavarësisht nëse e di apo jo, sapo deklaroi se nuk do të furnizojë me armë Izraelin, ndërsa ai lufton për të çrrënjosur terroristët e Hamasit në Gaza”- shkruan Trump.

Trump shkruan në rrjetin e tij social “Truth” se Biden është krah terroristëve dhe u reshtua kundër protestave në kampet universitare.

Ai shkoi më tej duke e akuzuar Biden se po e çon globin në Luftën e Tretë Botërore.

“Biden është i dobët, i korruptuar dhe po e çon botën drejt e në Luftën e Tretë Botërore.

Mos harroni, kjo luftë në Izrael, ashtu si ajo në Ukrainë, nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të kisha qenë në Shtëpinë e Bardhë”- shtoi ai.

Ndërkohë Joe Biden ka bërë një kthesë sensacionale për Izraelin , i cili në një intervistë ekskluzive për CNN tha për herë të parë se do të ndalonte disa dërgesa të armëve amerikane në Izrael, të cilat ai pranoi se janë përdorur për të vrarë civilë në Gaza.

Deklarata e presidentit amerikan vjen pas pezullimit të parë të dërgimit të mijëra bombave amerikane për aleatin.

"Ne nuk do të ofrojmë armë dhe predha artilerie. E kam bërë të qartë se nëse ata hyjnë në Rafah, por nuk kanë hyrë ende, unë nuk do t'i siguroj armët. Unë ia kam bërë të qartë Bibit dhe kabinetit të luftës: ata nuk do të kenë mbështetjen tonë nëse sulmojnë realisht këto qendra të popullsisë”, tha Biden.

trump biden

Lini një Përgjigje