TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Maj 2024, 11:33

Parada e Fitores në Moskë, Putin i tregon 'muskujt' Perëndimit: Jemi gjithmonë në gatishmëri për luftë

Shkruar nga Pamfleti
Parada e Fitores në Moskë, Putin i tregon 'muskujt'
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dhënë një mesazh Perëndimit në 9 Maj, ditën kur në Moskë festohet parada së Ditës së Fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën Botërore, e cila përkujtohet më 9 maj.

Ai tha se forcat e armatosura të Rusisë dhe arsenali bërthamor i vendit janë “gjithmonë në gatishmëri luftarake”.

Sky News shkruan në fjalimin e tij në Sheshin e Kuq për 79-vjetorin, Putin pranoi se “Rusia po kalon një periudhë të vështirë”, por në të njëjtën kohë u përpoq të theksonte aftësitë ushtarake të Moskës, duke iu drejtuar më shumë fuqive të jashme.

“E ardhmja e atdheut varet nga ne dhe këtë vit në Ditën e Fitores është më e qartë se kurrë,” tha Putin, duke shtuar prerazi: “Forcat tona strategjike janë gjithmonë në gatishmëri ushtarake”.

Për ta bërë edhe më të dukshëm mesazhin e tij, presidenti rus përdori të njëjtën shprehje për arsenalin bërthamor të Rusisë.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të shmangur një konflikt global, por nuk do të lejojmë askënd të na kërcënojë”, vazhdoi Vladimir Putin.

Në të njëjtën kohë, ai u përpoq të ngrinte moralin e ushtarëve rusë që luftonin në Ukrainë duke e mbyllur fjalimin e tij me frazën: “Rroftë dhe lavdi forcave të armatosura, lavdi Rusisë dhe lavdi fitores”.

Kjo është hera e nëntë që nga ardhja në pushtet në vitin 1999 që Putin merr pjesë në ngjarjet e Ditës së Fitores, të cilat ai pothuajse gjithmonë i përdor në avantazhin e tij politik duke shfaqur fuqinë ushtarake të Rusisë.

Në Sheshin e Kuq, njësitë dhe tanket e ushtrisë ruse parakaluan ndërsa avionët luftarakë fluturonin në ajër me veteranët e Luftës së Dytë Botërore që shikonin paradën të veshur me shiritin e Shën Gjergjit.

vladimir putin

Lini një Përgjigje