TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Qershor 2025, 21:24

Trump: Protestuesit që djegin flamurin amerikan duhet të dënohen me një vit burg

Shkruar nga Pamfleti

Trump: Protestuesit që djegin flamurin amerikan duhet të dënohen

Protestuesit e Los Angelesit që dogjën flamujt amerikanë duhet të dënohen "automatikisht" me një vit burg. Kështu ka deklaruara presidenti Donald Trump lidhur me trazirat në Kaliforni.

Në një intervistë me Miranda Devine të gazetës Washington Post, presidenti amerikan sugjeroi gjithashtu se guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, mund të akuzohet "në teori" për një krim.

"Mendoj se nëse djeg një flamur amerikan - sepse po digjnin shumë flamuj në Los Angeles - mendoj se shkon në burg për një vit", tha ai.

Udhëheqësi amerikan tha se ka folur me guvernatorin natën e parë të protestave mbi mundësinë e dërgimit të trupave të Gardës Kombëtare në rajon.

I pyetur nëse ai ishte ende në favor të arrestimit të Newsom për pengimin e operacioneve të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Los Angeles, Trump shtoi se guvernatori "nuk po bënte një punë të mirë".

Ai tha se "në teori" mund të akuzohet guvernatori - i cili është demokrat.

"Është pothuajse si një shpërdorim detyre. Askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë", shtoi ai për Newsom.

 

Lini një Përgjigje