TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Nëntor 2024, 19:37

Trump pritet të ‘shkëpusë’ SHBA-në nga BE-ja, Rusia e gatshme të përfitojë nga krisjet!

Shkruar nga Pamfleti

Trump pritet të ‘shkëpusë’ SHBA-në nga BE-ja,

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, beson se SHBA do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Evropën, pas zgjedhjes së presidentit të ri Donald Trump.

Në analizën e tij, Lukashenko e sheh këtë si një mundësi për rikthimin e marrëdhënieve normale mes BE-së me Minskun dhe Moskën.

"Ata jetojnë nga dollari. Nëse Evropa dhe euro rriten, dollari nuk do të ketë vlerë. BE-ja tashmë ka filluar ta kuptojë këtë", shprehet Lukashenko, teksa thekson se liderët e BE-së sigurisht do të mbështesin vendet e tyre dhe Evropën.

Lukashenko nuk përjashtoi që në të ardhmen, BE-ja mund të bashkohet dhe të fillojë bashkëpunimin me Bjellorusinë dhe Rusinë.

Ai sugjeroi që liderët e vendeve anëtare të BE-së mund të kombinojnë teknologjitë e tyre me burimet që posedon Rusia.

Do të ndodhë një ditë, do ta shihni”, tha ai.

Lini një Përgjigje