TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2026, 18:43

Trump përjashton Machado-n si lidere të Venezuelës

Shkruar nga Pamfleti
Trump përjashton Machado-n si lidere të Venezuelës
Machado

I pyetur nëse Machado, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe dhe liderja më e spikatur e opozitës, mund të jetë udhëheqësja e ardhshme e vendit, Trump u përgjigj prerë:

Mendoj se do të ishte shumë e vështirë për të që të jetë lidere. Nuk ka mbështetje apo respekt të mjaftueshëm brenda vendit. Është një grua shumë e mirë, por nuk ka respekt.”

Deklarata përbën një ndryshim të beftë nga sinjalet e mëhershme të administratës për Machado-n, e cila konsiderohej si një figurë e mundshme për tranzicionin demokratik pas rrëzimit të Maduro-s. Mosbesimi i Trump-it duket se shkon më thellë, duke lënë të hapur mundësinë që SHBA të mos dorëzojë pushtetin menjëherë tek opozita tradicionale, por ta administrojë direkt vendin përmes një strukture të kontrolluar.

Më pas, Trump u kthye tek tema e naftës, për të cilën nuk fshehu më asnjë qëllim: “Nuk do të na kushtojë asgjë. Paratë që dalin nga toka janë shumë të mëdha. Kompanitë amerikane të naftës do të investojnë, dhe ne do ta marrim përsëri naftën. naftën që, sinqerisht, duhet ta kishim marrë shumë kohë më parë”.

Ai shtoi: “Do të rimbursohemi për gjithçka që shpenzojmë. Për gjithçka.”

Në mbyllje, Trump e përshkroi ndërhyrjen si një “gjë të madhe” që do të sjellë përfitime të mëdha për SHBA-në – dhe në fund, “përfituesi më i madh do të jetë populli i Venezuelës.”

 

Lini një Përgjigje