TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2026, 18:40

Pas Venezuelës, Trump mesazh paralajmërues për Kubën dhe Kolumbinë

Shkruar nga Pamfleti

Pas Venezuelës, Trump mesazh paralajmërues për Kubën dhe

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka zgjeruar ndjeshëm tonin paralajmërues të administratës së tij pas sulmit ushtarak ndaj Venezuelës dhe kapjes së Nicolás Maduro-s, duke dërguar mesazhe të drejtpërdrejta edhe ndaj vendeve të tjera të Amerikës Latine.

Gjatë konferencës për shtyp, Trump u ndal shkurt te Kolumbia dhe presidenti i saj, Gustavo Petro, për të cilin përdori një gjuhë të pazakontë edhe për standardet e tij. “Ai duhet të ketë kujdes. Po prodhon kokainë dhe po e dërgon në Shtetet e Bashkuara,” tha Trump, duke shtuar se qëndron plotësisht pas deklaratave të tij të mëparshme ndaj udhëheqësit kolumbian.

Këto komente vijnë në vazhdën e narrativës që Uashingtoni po ndërton pas ndërhyrjes në Venezuelë, ku Trump ka theksuar se SHBA po “rikthen rendin dhe stabilitetin” në hemisferën perëndimore dhe nuk do të tolerojë regjime apo qeveri që, sipas tij, ushqejnë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës drejt territorit amerikan.

I pyetur nëse mesazhi i “rrethimit me stabilitet” vlen edhe për Kubën, Trump u përgjigj pa hezitim, duke e përfshirë Kuba në të njëjtën linjë presioni politik. Ai e përshkroi Kubën si “një shtet në dështim” dhe tha se çështja kubane “do të jetë patjetër në tryezë”.

Duam të ndihmojmë popullin kuban, por edhe ata që u detyruan të largohen nga Kuba dhe sot jetojnë në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Trump, duke e krahasuar situatën me atë të Venezuelës para ndërhyrjes ushtarake.

Në këtë pikë, presidenti amerikan ftoi pranë tij sekretarin e shtetit Marco Rubio, i cili vjen nga një familje emigrantësh kubanë. Rubio e përforcoi mesazhin me tone të ftohta diplomatike: “Kur presidenti flet, duhet marrë seriozisht. Nëse do të jetoja në Havana dhe do të isha pjesë e qeverisë, do të isha i shqetësuar”.

 

Lini një Përgjigje