TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Janar 2025, 10:01

Trump paralajmëron partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia

Shkruar nga Pamfleti
Trump paralajmëron partnerët e NATO-s: Shtetet që
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u ka bërë thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen deri në 5 % .

Në vend të dy për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto (PBB), vendet partnere duhet të investojnë në të ardhmen pesë për qind, tha republikani në një konferencë shtypi në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida.

Gjatë fushatës zgjedhore republikani i kërcënon vendet anëtare të NATO-s që nuk paguajnë kontributin, se nuk do t’i mbështeste në rast të një sulmi nga Rusia.

Presidenti i ardhshëm amerikan kishte sinjalizuar që gjatë mandatit të tij të parë si president se SHBA do të tërhiqej nga NATO-ja, nëse vendet evropiane nuk rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Të gjitha vendet mund ta përballojnë këtë rritje nga dy në pesë për qind, tha Trump.

Presidenti i ardhshëm Trump deklaroi gjithashtu se nuk e përjashtonte përdorimin e ushtrisë për të vënë nën kontroll Kanalin e Panamasë apo Groenlandën. I pyetur nga një gazetar nëse ai mund t’i garantojë botës se nuk do të përdorë as masa shtrënguese ekonomike as ushtarake, Trump tha: “Jo. Republikani, i cili do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, theksoi se nuk mund ta garantojë një gjë të tillë dhe se ka mundësi “që duhet bërë diçka”.

 

nato trump

Lini një Përgjigje