TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Qershor 2026, 21:25

Trump mohon ndërprerjen e bisedimeve me Iranin: Mediat gënjejnë

Shkruar nga Pamfleti
Trump mohon ndërprerjen e bisedimeve me Iranin: Mediat gënjejnë
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar raportimet e mediave sipas të cilave bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë ndërprerë, duke theksuar se negociatat vazhdojnë edhe tani.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump i cilësoi si “fake news” lajmet që pretendonin se dialogu mes Uashingtonit dhe Teheranit ishte ndalur disa ditë më parë.

“Raportimet e rreme se Republika Islamike e Iranit dhe SHBA-ja kanë ndërprerë bisedimet ditët e fundit janë të pavërteta dhe të pasakta. Bisedimet mes nesh vazhdojnë pa ndërprerje, përfshirë ato që u zhvilluan katër, tre, dy dhe një ditë më parë, si dhe sot”, shkroi ai.

Megjithatë, Trump pranoi se rezultati i negociatave mbetet i pasigurt.

“Askush nuk e di se ku do të çojnë këto bisedime, por siç i kam thënë Iranit: Ka ardhur koha, në një mënyrë ose në një tjetër, të arrihet një marrëveshje. Ju po e zvarrisni këtë çështje prej 47 vitesh dhe kjo nuk mund të vazhdojë më”, shtoi presidenti amerikan.

Deklarata e Trump vjen mes spekulimeve të vazhdueshme për ecurinë e kontakteve diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit, në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme.

donald trump

Lini një Përgjigje