TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Qershor 2026, 21:03

Irani përgatit funeral treditor për Ali Khamenein, priten miliona pjesëmarrës

Shkruar nga Pamfleti
Irani përgatit funeral treditor për Ali Khamenein, priten miliona
Ali Khamenei

Irani po planifikon një ceremoni mortore treditore për liderin suprem Ali Khamenei, i cili sipas raportimeve humbi jetën gjatë sulmeve izraelito-amerikane në ditën e parë të luftës, më 28 shkurt.

Funerali do të organizohet me shpenzime shtetërore dhe me nderime të larta zyrtare për udhëheqësin që drejtoi Republikën Islamike për afro 37 vjet.

Khamenei ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare gjatë bombardimit të rezidencës së tij në qendër të Teheranit.

Ceremonia mortore ishte planifikuar fillimisht për 4 mars, por u shty për shkak të zhvillimeve të luftës. Autoritetet iraniane nuk kanë shpallur ende një datë të saktë, por sipas një zyrtari, ajo pritet të zhvillohet pranë muajit Muharrem, muajit të parë të kalendarit islam, që përkon me mesin e qershorit.

Sipas të njëjtave burime, ceremonitë do të mbahen në Teheran, si dhe në qytetet e shenjta Qom dhe Mashhad, vendlindja e Khameneit, ku ai pritet të varroset.

Në kryeqytetin iranian, ceremonia mortore do të zgjasë të paktën 24 orë dhe organizatorët presin pjesëmarrjen e 15 deri në 20 milionë njerëzve.

Pas vdekjes së Ali Khameneit, djali i tij, Mojtaba Khamenei, mori drejtimin e vendit në fillim të marsit. Megjithatë, ai nuk është shfaqur publikisht që prej asaj kohe, pasi raportohet se u plagos gjatë një sulmi dhe komunikon vetëm përmes deklaratave të shkruara.

kahmenei

Lini një Përgjigje