TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Gusht 2023, 22:49

Trump mbërrin në gjykatën e Uashington DC, nis seanca dëgjimore për ish-presidentin e SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Trump mbërrin në gjykatën e Uashington DC, nis seanca

Ka nisur seanca dëgjimore për ish-presidentin Donald Trump. Ish presidenti është betuar para gjykatës dhe është informuar për të drejtat e tij si i akuzuar.

Ish-presidenti shoqërohet nga avokatët e tij John Lauro dhe Todd Blanche. Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë u deklarua i pafajshëm para trupës gjykuese, e cila përbëhet nga dy gjyqtarët Moxila Upadhayaya dhe Tanya Chutkan.

Ai akuzohet nga prokurori special Jack Smith për përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të 2020-ës që çuan në sulmin e 6 janarit të 2021 në Kapitol.

Ai përballet me katër akuza të forta; Komploti për të mashtruar Shtetet e Bashkuara/ Komploti për të penguar një procedurë zyrtare/ Pengimi dhe tentativa për të penguar një procedurë zyrtare/ Komploti kundër të drejtave.

trump

Lini një Përgjigje