TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Shtator 2025, 19:33

Trump i zhgënjyer me Putin: Tigër letre, mund ta kishte përfunduar luftën brenda një jave!

Shkruar nga Pamfleti

Trump i zhgënjyer me Putin: Tigër letre, mund ta kishte

Presidenti amerikan, Donald Trump duke folur para komandantëve ushtarakë në Quantico të Virxhinias, tha se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky duhet të takohen privatisht për të zgjidhur luftën e Moskës në Ukrainë.

Ai e përshkroi luftën në Ukrainë si “më të keqen që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe shprehu bindjen se ekziston një rrugëdalje nga konflikti.

“Mendoj se do të kemi sukses,” u shpreh presidenti.

Trump shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij të fortë me presidentin rus, duke deklaruar se Putin mund ta kishte përfunduar luftën “brenda një jave”.

 Ai shtoi: “I thashë, e di, kjo nuk duket aq mirë për ty. Ke bërë një luftë për katër vjet që duhet të kishte zgjatur një javë. Je ti një tigër letre?”

Në fjalimin e tij, Trump përmendi edhe situatën në Gaza, duke theksuar se konflikti mbetet i përshkallëzuar, pavarësisht përpjekjeve ndërmjetësuese të administratës së tij.

Lini një Përgjigje