TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Shtator 2025, 19:05

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Beograd, sherri nis mes dy tifozëve; nuk ka viktima, vetëm të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Beograd, sherri nis mes dy

Merr tjetër rrjedhe ngjarja në Beograd, ku pati të shtëna në një lokal. Sipas “Kurir”, konflikti shpërtheu midis dy burrave, që besohet të jenë tifozë futbolli, të identifikuar si NN dhe DL.

Gjatë konfliktit, pati një shkëmbim zjarri në të cilin këta të dy morën plagë nga armë zjarri. Përveç tyre, u plagosën edhe tre persona të tjerë që ndodheshin rastësisht aty. Edhe pse më herët u raportua për një grua të vdekur, ajo është kthyer në jetë nga mjekët dhe ndodhet në gjendje kritike, por ende gjallë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot rreth orës 14:23 në Višnjička Banja, në një kafene, një person i panjohur përdori një armë zjarri, me ç’rast u plagosën pesë persona, tre burra dhe dy gra.

Personat e lënduar u transportuan dhe u trajtuan në Qendrën e Emergjencës.

Lini një Përgjigje