TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2026, 20:40

Trump hedh poshtë dyshimet, i beson JD Vance drejtimin e negociatave me Iranin!

Shkruar nga Pamfleti
Trump hedh poshtë dyshimet, i beson JD Vance drejtimin e negociatave me
JD Vance dhe Donald Trump

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, do të udhëheqë delegacionin amerikan në bisedimet e paqes me Iranin që do të zhvillohen në Pakistan, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Sipas zëdhënëses Karoline Leavitt, Vance do të shoqërohet në Islamabad nga i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner, këshilltar dhe dhëndër i presidentit Donald Trump.

Leavitt theksoi se Vance ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë proces që nga fillimi, duke e përshkruar atë si një figurë kyçe në diskutimet diplomatike.

“Ai ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe kyç që në fillim. Ai është krahu i djathtë i presidentit dhe ka qenë i përfshirë në të gjitha këto diskutime”, deklaroi ajo.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, pjesëmarrja e Vance në këto bisedime synon të forcojë angazhimin e SHBA-së për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin përmes negociatave diplomatike.

jd vance dhe donald trump irani negociatat

Lini një Përgjigje