Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar ashpër NATO-n dhe aleatët lidhur me luftën në Iran dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se pa SHBA-në, aleanca nuk ka fuqi reale.
“Pa SHBA-në, NATO është një tigër prej letre! Ata nuk donin të merrnin pjesë në betejë për të ndaluar Iranin me armë bërthamore. Tani që kjo betejë është fituar ushtarakisht, me rrezik shumë të vogël për ta, ata ankohen për çmimet e larta të naftës që detyrohen të paguajnë, por nuk duan të ndihmojnë për të hapur ngushticën e Hormuzit. Ky është një manovër i thjeshtë ushtarak. Frikacakë, dhe ne do ta mbajmë mend këtë”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.
Analisti amerikan, David Blevins vlerëson se pas mesazhit të liderin amerikan qëndrojnë disa arsye strategjike dhe politike.
“Donald Trump ndoshta po përpiqet tani të gjejë një rrugëdalje dhe të transferojë problemin e ngushticës së Hormuzit tek aleatët e NATO-s”, tha ai për Sky News.
“Nëse e analizojmë shkurt, nga pikëpamja strategjike… mendoj se bëhet fjalë për tre gjëra. Së pari, ai përpiqet të ushtrojë presion mbi aleatët që të mbrojnë lundrimin përmes ngushticës, ndërsa kërkon një mënyrë për të dalë nga kjo luftë.
Së dyti, me këtë thekson edhe më tej tezën e tij shumëvjeçare se Amerika bart barrën më të madhe brenda NATO-s”, pohoi amerikani dhe vazhdoi. Dhe së treti, ka edhe një aspekt të brendshëm , ai dëshiron që votuesit në SHBA të dëgjojnë mesazhin se Amerika punon shumë” ,tha analisti.
Deklaratat e Trumpit vijnë në një kohë kur aleatët janë të ndarë mbi rolin ushtarak në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore botërore për transportin e naftës, ndërsa lufta me Iranin ka hyrë në javën e tretë.
Lufta kundër Iranit është “fitore ushtarake”, thotë Donald Trump dhe për aleancën ka “shumë pak rrezik”.
Megjithatë, pasi kritikoi rëndë mbështetjen e tyre, ai shton se SHBA-ja “do ta mbajë në mend”.
“Pa SHBA-në, NATO është vetëm një “tigër prej letre”! Ata nuk donin të përfshiheshin në luftën për të ndaluar një Iran me kapacitete bërthamore. Tani kjo luftë është fituar ushtarakisht dhe për ta ka shumë pak rrezik, por përsëri ankohen për çmimet e larta të naftës që detyrohen të paguajnë. Ata refuzojnë të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një manovër ushtarake e thjeshtë që është arsyeja kryesore e çmimeve të larta të naftës. Kjo do të ishte shumë e lehtë për t’u bërë dhe me shumë pak rrezik. Frikacak dhe ne do ta mbajmë mend!”, ka shkruar ai.
Analistët prej kohësh paralajmëronin se Irani do të bllokonte efektivisht Ngushticën e Hormuzit në rast të një sulmi.
Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur, dhe megjithatë duket se nuk ka pasur ndonjë plan paraprak për të kundërshtuar këtë lëvizje dhe aleatët e NATO-s nuk janë konsultuar përpara sulmit SHBA-Izrael ndaj Iranit.
Lini një Përgjigje