
Pas tragjedisë me 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ka nisur sot inspektimi në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate. Autoritetet do të japin informacione më të detajuara lidhur me situatën.
Mediat vendase bëjnë të ditur se inspektimet u paralajmëruan dje nga kryeministri Hristijan Mickoski pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vlatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi. Gjatë takimit u fol për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente deri më tani dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, klube nate, apo disko.
Kryeministri Mickoski tha se do të fillojë një aksion të fuqishëm për kontrollimin e të gjitha dokumenteve në objektet hotelierike, pas zjarrit vdekjeprurës në një diskotekë në Koçan, ku deri më tani kanë humbur jetën 59 persona dhe janë lënduar 155 të tjerë.
Lini një Përgjigje