
Një seri shpërthimesh tronditën Rripin e Gazës, duke shënuar kështu rifillimin e bombardimeve nga ushtria izraelite kundër objektivave të Hamasit. Këto janë sulmet më intensive që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.
Të paktën 310 persona raportohet se kanë vdekur. Shumë prej viktimave besohet se janë të regjistruara në Khan Younis. Mes të vdekurve ka edhe disa fëmijë.
Ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer "sulme të gjera" kundër infrastrukturës së grupit palestinez, duke specifikuar se operacionet ishin miratuar nga udhëheqja politike izraelite.
Qeveria e Benjamin Netanyahut e justifikoi veprimin ushtarak duke përmendur refuzimin e Hamasit për të pranuar një propozim të SHBA-së për zgjatjen e armëpushimit.
Izraeli u konsultua me administratën Trump përpara sulmeve në Gaza. “Hamasi, Houthi-t, të gjithë ata që kërkojnë të terrorizojnë jo vetëm Izraelin, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të paguajnë çmimin”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.
"Të gjithë terroristët në Lindjen e Mesme duhet ta marrin seriozisht presidentin kur ai thotë se ai nuk ka frikë të mbrojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatin tonë Izraelin. Portat e ferrit do të hapen në Gaza", shtoi ajo.
Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i mbrojtjes Yisrael Katz urdhëruan forcat e mbrojtjes që të ndërmarrin veprime të forta kundër organizatës terroriste Hamas në Rripin e Gazës, pasi Hamasi refuzoi vazhdimisht të lironte pengjet tona dhe hodhi poshtë të gjitha propozimet nga i dërguari presidencial i SHBA-së Steve Witkoff dhe ndërmjetësit.
Lini një Përgjigje