TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Mars 2025, 22:52

Tragjedia e Koçanit, ekskavatorët hapin varret për 59 viktimat (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia e Koçanit, ekskavatorët hapin varret për 59 viktimat

Varrezat në Koçan, në Maqedoninë e Veriut po zgjerohen për shkak të numrit të madh të të vdekurve nga zjarri në diskotekën “Pulse”.

Mediat maqedonase raportojnë se 59 viktimat e ngjarjes tragjike do të varrosen në një pjesë të veçantë të varrezave të Koçanit. Reuters publikoi një video të ekskavatorëve duke gërmuar varret.

Tragjedia e Koçanit, ekskavatorët hapin varret për 59 viktimat

Paraprakisht Komuna e Koçanit njoftoi se në kolegjiumin e mbajtur sot në mëngjes i është rekomanduar Bordit Drejtues të NPK “Ujësjellësi” që të marrë vendim për zgjerimin e parcelave në varrezat e qytetit dhe caktimin e një vendi të veçantë për të vdekurit nga zjarri.

Po ashtu është rekomanduar që të merret vendim për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet funerale.

Lini një Përgjigje