
"Falë Shteteve të Bashkuara, francezët nuk flasin gjermanisht". Ky ishte reagimi i Shtëpisë së Bardhë të hënën, duke iu përgjigjur komenteve të eurodeputetit Raphaël Glucksmann, i cili u kërkoi amerikanëve gjatë fjalimit të tij për partinë Place Publique, "të kthejnë Statujën e Lirisë".
Pas komenteve të bëra nga kreu i Place Publique, Raphaël Glucksmann, ku ftoi amerikanët “që kanë zgjedhur të kalojnë në anën e tiranëve” për të kthyer “Statujen e Lirisë” në Francë, autoritetet amerikane kanë reaguar këtë të hënë, më 17 mars.
"Vetëm falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që francezët nuk flasin gjermanisht sot, kështu që ata duhet të jenë shumë mirënjohës ndaj vendit tonë të madh", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë shtypi, duke e quajtur Raphaël Glucksmann një "politian të vogël, të panjohur".
“Ju është bërë dhuratë, por me sa duket ju e përbuzni. Kështu që ajo do të jetë shumë e lumtur këtu me ne”, tha Glucksmann.
Me një lartësi prej 93 m, duke përfshirë bazën, Statuja e Lirisë , e vendosur në Nju Jork, u krijua nga francezi Auguste Bartholdi dhe inxhinieri Gustave Eiffel. Ajo ishte ofruar nga Franca për Shtetet e Bashkuara si një gjest miqësie. Ajo u zbulua në tetor 1886 me rastin e njëqindvjetorit të Deklaratës Amerikane të Pavarësisë.
Lini një Përgjigje