
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se presidenti amerikan Donald Trump është i përkushtuar ndaj kushteve që duhet të përmbushen nga Rusia për një armëpushim 30-ditor.
Presidenti francez tha në një postim e tij në rrjetin social “X” se i takon Rusisë të provojë se dëshiron vërtet paqe.
Ai zbuloi gjithashtu se kishte biseduar me Volodymyr Zelenskyy për thirrjen e tij ndaj Trump. Macron shprehet se “tani duhet të ecim përpara për të paraqitur një plan konkret paqeje”.
“Mjaft vdekje. Mjaft jetë të shkatërruara. Mjaft shkatërrim. Armët duhet ‘të heshtin’. Abuzimet dhe sabotimet duhet të ndalen. Fëmijët ukrainas të dëbuar duhet të ribashkohen me familjet e tyre. Këto janë të gjitha kushte që Rusia duhet t’i përmbushë dhe unë e di përkushtimin e Presidentit Trump për këtë.
Tani duhet të ecim përpara me të gjithë partnerët tanë për të paraqitur një plan konkret paqeje.
Një plan paqeje që ofron garanci solide sigurie për Ukrainën. Një plan paqeje që garanton paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe Europë. Një plan paqeje që pengon Rusinë të sulmojë përsëri”, shkroi Macron.
Lini një Përgjigje