
Rreth aksidentit tragjik në Tempi, në Larisa të Greqisë, janë zbardhur fakte dhe pretendime të reja, ku një denoncim i ri nga avokati i një të plagosuri nga vagoni 2, i cili u shpëtua për mrekulli, i ka dhënë një dimension të ri tragjedisë.
Siç ka përmendur Giorgos Bartzokis, teksa ka folur për SKAI-n, disa banorë i kanë dhënë një informacion mbrëmë vonë.
Banorët e zonës ku është stacioni i OSE-së në Larisa, i thanë atij se natën fatale, pas nisjes së trenit, në sallën e stacionit është bërë një festë me muzikë.
“Kam marrë një informacion nga banorë të zonës së OSE Larisa, ku ndodhet stacioni. Më thanë se në momentin e aksidentit dëgjoheshin këngë dhe brohoritje nga salla e stacionit të Larisës.
Si një festë… Kjo ndodhi pas orës 11 të natës, pas nisjes së trenave. Sapo treni u nis nga Larisa, filloi muzika”, tha Bartzokis, avokati i veprimit civil të Lazos Papazisis.
Madje, siç theksoi ai, i është thënë se situata e festës me këngët me volum të lartë në stacion ka ndodhur për të dytën ditë radhazi.
Lini një Përgjigje