TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2025, 14:57

Tragjedi në aeroportin e Bergamos/ E tërhoqi motori i avionit, humb jetën një person 

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në aeroportin e Bergamos/ E tërhoqi motori i avionit, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Bergamos.  

Një burrë humbi jetën këtë mëngjes në aeroportin Orio al Serio të Bergamos.

Sipas informacioneve të deritanishme, ai kishte arritur të hynte në pistë dhe kishte filluar të vraponte në drejtim të një avioni që kishte filluar të ecte.

Motori i aeroplanit thuhet se e ka “thithur” burrin fatkeq, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Nuk është përcaktuar nëse ai ishte pasagjer apo punonjës i aeroportit.

Avioni, një Airbus A312, i përket kompanisë Volotea dhe po përgatitej të nisej për në Asturias në Spanjën veriore. Pas incidentit tragjik, aeroporti i Bergamos mbeti i mbyllur për rreth një orë.

Lini një Përgjigje